Ky artikull paraqet disa vepra çeke nga fundi i shekullit të 19-të dhe nga shekulli i 20-të që iu kushtuan kombit shqiptar. Njësoj si në pjesët e tjera të Evropës edhe në Çeki mund të ndeshim një interes të madh për ngjarjet në Ballkan në periudhën pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878 (pas këtij të fundit u hap edhe çështja shqiptare).
Në lidhje me ngjarjet e vrullshme në Ballkan udhëtonin në këtë pjesë të kontinentit tonë shumë gazetarë, udhëtarë, shkencëtarë dhe aventurierë të ndryshëm të cilët nëpërmjet artikujve, librave dhe studimeve të tyre i njihnin lexuesit me gjendjen politike, ekonomike dhe kulturore në Ballkan. Në këtë mënyrë lexuesit çekë merrnin informacionet edhe për shqiptarët.