Charles Explorer logo
🇨🇿

Në vend të hyrjes: Më shumë se njëqind vjet marrëdhënie diplomatike shqiptaro-çeke

Publikace na Fakulta sociálních věd |
2022

Tento text není v aktuálním jazyce dostupný. Zobrazuje se verze "sq".Abstrakt

Më 5 korrik 2022, Republika e Shqipërisë dhe Republika Çeke shënojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Ky njëqindvjetor shërben si shkak për të pyetur, hulumtuar e diskutuar: si kanë lindur, si janë zhvilluar, madje edhe për të dhënë përshtypje si po ecin marrëdhëniet midis këtyre dy shteteve të vegjël në lëmin e diploma- cisë, por jo vetëm.

Me këtë rast u mbajt konferenca e parë akademike ndërkombëtare "Njëqind vjet marrëdhënie çeko(sllovake)-shqiptare," e organizuar më 26 nëntor 2020 nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në bashkë- punim të ngushtë me Katedrën e Studimeve Sllavo-jugore e Ballkanike, pjesë të Universitetit të Karlit në Pragë. Në këtë konferencë njëditore online - për shkak të pandemisë Covid-19 - morën pjesë historianë, hulumtues, ambasadorë e ish-ambasadorë çekë e shqiptarë. Ata trajtuan aspekte të ndryshme të këtyre marrëdhënieve fushën e politikës, diplo- macisë, ekonomisë e tregtisë, kulturës si dhe kontaktet e marrëdhëniet e drejtpërdrejta midis shqiptarëve e çekëve, që kapërcejnë harkun kohor njëshekullor.